Insajderi
Lajme

LDK i reagon Xhelal Sveçlës: Sjellja e tij është shenjë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik

Insajderi
09 November 2025 - 12:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LDK i reagon Xhelal Sveçlës: Sjellja e tij është shenjë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër sjelljen e deputetit Xhelal Sveçla ndaj një aktivisti të tyre, i cili po qëndronte qetësisht në trotuar.

Sipas reagimit të partisë, Sveçla e ka ndaluar aktivistin dhe e ka fotografuar pa pëlqimin e tij, veprim ky i ndaluar me ligj dhe që përbën shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve.

“Një reagim i tillë, i shoqëruar me tone agresive dhe sjellje denigruese, është shenjë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik të atyre që për vite kanë keqpërdorur institucionet e shtetit, e sot ndjehen të zhveshur nga mbështetja qytetare. Përballë qytetarëve dhe simboleve tona, z. Sveçla ka zgjedhur arrogancën në vend të maturisë, kërcënimin në vend të kulturës demokratike,” thuhet në reagim.

LDK-ja thekson se aktivistët, anëtarët dhe çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë të jetojë dhe të shprehet lirshëm pa frikë, presion apo intimidim. Partia u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të sigurojnë një mjedis të qetë, të sigurt dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët gjatë procesit zgjedhor.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj respektit, kulturës demokratike dhe standardeve që e kanë ndërtuar këtë vend,”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark