×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    LDK ia përmend Qeverisë një premtim të thyer: Premtoi 4 mijë banesa për çifte të reja, s’u ndërtua asnjë

    Insajderi
    07 February 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, siç edhe paralajmëroi kryetari Lumir Abdixhiku, do t’ia numërojë Qeverisë së Kosovës disa premtime që konsiderojnë se nuk i kanë realizuar.

    LDK në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Qeveria premtoi katër mijë banesa për çifte të reja, por s’u ndërtua asnjë.

    “Qeveria premtoi 4000 banesa për çiftet të reja, me vetëm 120 euro kësti, por në realitet ata ASNJË nuk e kanë ndërtuar.” – thuhet në postimin e LDK-së.

    Kjo parti, konsideron se ky është një prej premtimeve të thyera të Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.

    “LDK do të punojë që njerëzit të mund të kenë një pagë të mirë dhe të përballojnë jetesën e tyre.” – thuhet në fund të postimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark