LDK-ja e bën përgjegjës Kurtin për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës, kërkon shkarkime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    LDK-ja e bën përgjegjës Kurtin për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës, kërkon shkarkime

    Insajderi
    22 December 2022 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kërkuar dënimin dhe shkarkimin e të gjithë personave të përfshirën në rastin e ndodhur në Spitalin e Pjesë, ku një foshnjë e vdekur është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.

    Sipas Zemajt, ky rast tregon paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me sektorin e shëndetësisë, derisa e bën përgjegjës kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur të “vetëemëruar ministër të Shëndetësisë”.

    Ky rast, siç thotë ish-ministri i Shëndetësisë, tregon paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me sektorin e shëndetësisë.

    “Rasti i supozuar i ka kaluar të gjitha masat. Duhet të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë në rast si dhe ata që e kanë fshehur. Se paaftësia e qeverisjes në shëndetësi e kemi thënë gjithmonë, mirëpo rasti i foshnjës shkon përtej. Jo shumë ditë nga sot u vra edhe një nënë, që shkoi për të lindur”, ka thënë Zemaj, duke shtuar se “përgjegjës është Kurti si i vetëemëruar, ministër i Shëndetësisë”.

    “Dorëheqje morale atyre që nuk janë drejtpërdrejtë”, shtoi Zemaj, raporton eo.

    Zemaj në fund përmendi edhe fenomenin e ikjes së mjekëve, duke theksuar se më shumë se 300 mjekë kanë ikur në dy vjet.

    Rasti i mbrëmshëm tronditi vendin. Një foshnjë, e cila lindi pa shenja jete, dyshohet se u fut në rrobalarëse në Spitalin e Pejës. Rasti kishte ndodhur një javë më parë. U suspenduan shtatë punonjës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark