×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Skandali i foshnjës së copëtuar në lavatriçe – U mbajt i fshehur nga institucionet përgjegjëse të shëndetësisë

    Insajderi
    22 December 2022 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një rast i tmerrshëm kishte ndodhur javën e kaluar në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e lindur pa shenja jete është futur me çarçafë në lavatriçe. Rasti është bërë publik për herë të parë ditën e djeshme nga mediat. Rasti dyshohet se është munduar të mbahet fshehtë nga përgjegjësit e spitalit të Pejës, Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Më 13 dhjetori, një grua ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore. Lindja është kryer me prerje cezariane dhe foshnja ishte nxjerr e vdekur.

    Pas operacionit foshnja është vendosur në hapësirat e sallës. Nga pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, foshnja ishte ngatërruar me çarçafët ku bashkë me ta ishte futur në lavatriçe nga një punonjës i pastrimit. Më pas, ishte nxjerr copa-copa nga lavatriçja.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë deklaruar se hetimet kanë nisur.

    “Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorёt e shendetёsisё. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit dhe inspektorёt e shendetёsisё” thuhet në përgjigjen e Policisë.

    Lidhur me rastin ka folur edhe babi i foshnjës, i cili kishte deklaruar se kishte parë copat e fëmijës së tij, që ishte masakrua nga lavariçja.

    Skandali i Spitalit të Pejës, tashmë ka arritur në duart e Prokurorisë. Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për Insajderin se rasti ka ndodhur javën e kaluar, teksa hetimet janë duke vazhduar.

    “Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Prokurori i krimeve të rënda ka dal në vendin e ngjarjes, rasti është në fazën e hetimit. Po i presim edhe raportet nga Inspektorati Shëndetësor”, tha ndër tjerash ai për Insajderin.

    Në anën tjetër, nga Spitali tashmë kanë konfirmuar suspendimin e shtatë punonjësve, teksa hetimet po zhvillohen vetëm në një pistë: atë të ruajtjes së fetusit të vdekur.

    “Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyren se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e Fetuesit të vdekur tek familjarët.

    Rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektoriatit shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

    Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit.

    Telegrafi nga burime mëson se në mesin e shtatë të suspenduarve janë 4 mami, pastruesi dhe dy lajtore.

    Fakti me skandaloz del të jetë, se informata e rastit të foshnjës kishte arritur edhe në veshët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, thonë burimet e Gazetës Shneta.

    Dy dite pas rastit, më 15 dhjetor U.D drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi kishte vizituar spitalin e Pejës. Ajo inauguroi një lift të sapondërtuar me donacion në këtë spital.

    Po ashtu, për rastin kishte informacione edhe Ministria e Shëndetësisë.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në ShSKUK dhe MSH për të kuptuar me shumë detaje lidhur me rasti por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e lajmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark