×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja mobilizohet për ta bërë Thaçin president

    Insajderi
    25 February 2016 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se ka zhvilluar takime dhe konsulta “shteruese me strukturat e saj”.

    Kjo parti ka thënë në një komunikatë se anëtarët e të gjitha strukturave të LDK-së, “kanë kërkuar pa ekuivok nga përfaqësuesit e saj në institucionet qendrore që LDK-ja si parti me traditë të gjatë institucionale dhe me kontribut vendimtar në themelimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, t’i përmbahet parimeve të saj, duke përmbushur obligimet politike e kushtetuese të dala nga marrëveshja për krijimin e institucioneve në këtë mandat qeverisës, duke përfshirë zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, sipas kësaj marrëveshjeje”.

    “Duke iu referuar gjendjes aktuale në vend, të gjitha strukturat e LDK-së kanë kërkuar që LDK-ja, si gjithnjë, të luaj rol konstruktiv në funksionalizmin e plotë të institucioneve të shtetit dhe krijimin e kushteve për realizimin e prioriteteve dhe objektivave nacionale”, thuhet në një komunikatë.

    Sipas komunikatës, kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e LDK-së kanë kërkuar që LDK-ja, përmes udhëheqjes së Qeverisë dhe deputetëve të saj në Kuvend të vazhdojë përkushtimin maksimal për zhvillim ekonomik, ndërtim të institucioneve demokratike dhe proceset integruese euroatlantike.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës pret që të premten të gjithë deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës të veprojnë në përputhje me marrëveshjen politike të përkrahur nga strukturat e LDK-së, në mënyrë që t’i shërbejnë funksionalizmit të plotë të institucioneve të Kosovës”.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark