Anëtari i grupit muzikor “Aurora”, Nazmi Sfishta, ka dhënë dorëheqje nga puna e tij në ministri të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
I inkuadruar në ministri falë Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti në të cilën ai ishte kyçur vite më parë, ai ka njoftuar edhe dorëheqjen e grupit “Aurora” nga LDK-ja, njofton GazetaBlic.
Sfishta mbante një post në departamentin për aktivitete letrare në ministrinë e Kulturës.
Arsyeja e largimit, sipas tij është se nuk dëshiron të ngrihet duke shpalosur gabimet e të tjerëve në ministri. /Insajderi.com