LDK: Nëse secili nga ju sjell dikë për të votuar, fitorja jonë është e sigurt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Nëse secili nga ju sjell dikë për të votuar, fitorja jonë është e sigurt

    Insajderi
    02 February 2025 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të mbështetësve të partisë në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    “Detyra juaj është që të bindni edhe një person tjetër që këtë të diele ta votojë për LDK-në. Ne kemi nevojë që ju të punoni me gjithë fuqinë tuajkëtë javë.” – deklaroi Mustafa gjatë një konference per media.

    Mustafa i ka inkurajuar përkrahësit e LDK-së që të angazhohen aktivisht në ditët e fundit të fushatës, duke i kërkuar atyre të bindin të paktën një person tjetër për të votuar për LDK-në ditën e zgjedhjeve.

    “Flisni me të gjithë që njihni, të rrethit tuaj të ngushtë e të gjerë dhe shpjegoni atyre pse LDK është alternativa e vetme për një të ardhme më të ndritur për Kosovën. Dhe këtë të diele, me 9 shkurt, ju duhet të siguroheni që gjithsecili të dalin dhe të votojnë për LDK-në. Nëse secili prej jush, mbështetësit tanë, sillni edhe një shok apo familjar më shumë për ta votuar LDK-në, ne do t’i fitojmë këto zgjedhje.” – tha Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark