LDK nis konsultimet për Zgjedhjet Lokale 2025 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK nis konsultimet për Zgjedhjet Lokale 2025

    Insajderi
    08 May 2025 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se partia ka nisur zyrtarisht fazën e parë të konsultimeve dhe përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025.

    Në një takim me kryetarët e degëve, Abdixhiku bëri të ditur se gjatë javëve në vijim do të zhvillohet një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash dhe asamblistë.

    Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së individëve me integritet dhe aftësi profesionale në këtë proces, duke ftuar qytetarët që ndajnë vlerat e LDK-së të bëhen pjesë aktive e tij.

    Me përvojën si fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, LDK hyn në këtë garë me përkushtim dhe besim në përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark