LDK për rrugën Dollc-Gjakovë: Asnjë investim nga Qeveria, po e pësojnë edhe mërgimtarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    LDK për rrugën Dollc-Gjakovë: Asnjë investim nga Qeveria, po e pësojnë edhe mërgimtarët

    Insajderi
    22 July 2023 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë, Shefqet Shehu ka reaguar për gjendjen në rrugën Dollc-Gjakovë, e cila siç thotë ai po u shkakton probleme të mëdha qytetarëve në baza të përditshme.

    Shehu thotë se ndër të tjera si pasojë e kësaj rruge po e pësojnë edhe mërgimtarët që vijnë në Kosovë, e që i bien andej.

    Ai kërkon sqarime nga Ministria e Infrastrukturës se se kur kjo rrugë do të rregullohet, meqë thotë se janë bërë tashmë 900 ditë të Qeverisë pa asnjë hap konkret.

    Postimi i plotë:

    Kur saktësisht do të dalim nga kjo gjendje e keqe dhe do të bëhet kjo rrugë?
    Është pyetja më popullore në komunën tonë!
    Përgjigjja dhe përgjegjësia i takon pushtetit!
    Megjithëse, deri me tani, ende nuk kanë dhënë as përgjigje dhe as përgjegjësi!
    📍Rruga Dollc – Gjakovë vazhdon të mbetet në gjendje të keqe.
    Edhe kësaj radhe po ndodh një keqpritje që po u bëhet mërgimtarëve në këtë sezon vere, në këtë sezon pushimi për ta. Ndërsa, qytetarët e komunës së Gjakovës dhe të gjithë qytetarët tjerë që kalojnë nga kjo rrugë po privohen për çdo ditë nga kjo e drejtë elementare.
    Po bëhen gati 900 ditë të kësaj Qeverie, ndërsa gjendja në këtë rrugë vazhdon të mbetet e keqe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark