LDK: Qeveria Kurti po i kushton shtrenjtë Kosovës, është e paaftë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    LDK: Qeveria Kurti po i kushton shtrenjtë Kosovës, është e paaftë

    Insajderi
    11 April 2023 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një komunikate ka reaguar në lidhje me nivelin e importit të produkteve të Kosovës në tregun e jashtëm.

    Sipas këtij subjekti deri më tani vlera e deficitit tregtar ka arritur deri në 5 miliard euro.

    “Kjo qeveri që erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, rriti vetëm deficitin tregtar. 5 miliard euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhen e pasluftës. Rritje rekorde e importeve, përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike”, thuhet në komunikatë.

    Madje në postimin e këtij subjekti, Qeveria është cilësuar si e paaftë për të menaxhuar këtë sektorë.

    “Asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor. Asnjë investim i huaj në prodhim. Ky pushtet është i paaftë! Kjo qeverisje po i kushton Kosovës shtrenjtë!”, është thënë në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark