Insajderi
Lajme

LDK reagon lidhur me ekspozitën e Shkëlzen Gashit

Insajderi
28 March 2026 - 18:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LDK reagon lidhur me ekspozitën e Shkëlzen Gashit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, të cilën e quajti skandaloze, të papranueshme dhe një devijim nga e vërteta historike.

Ekspozita mori shumë kritika në lidhje me detajet e ngjarjeve që shënuan masakrat e ndryshme në Kosovë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e cilëson përmbajtjen e ekspozitës së fundit mbi luftën e Kosovës si skandaloze dhe thellësisht të papranueshme. Ajo përfaqëson një devijim serioz nga e vërteta historike dhe një cenim të rëndë të dinjitetit të viktimave dhe familjeve të tyre”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

“Lufta e Kosovës nuk është një narrativë e hapur për relativizim, as një fushë eksperimentimi për interpretime që e deformojnë të vërtetën. Ajo është një e vërtetë e dokumentuar, e vulosur me sakrificë njerëzore dhe e njohur nga bashkësia ndërkombëtare. Çdo përpjekje për ta shtrembëruar këtë të vërtetë nuk është vetëm e gabuar por edhe e dëmshme për kujtesën kolektive dhe për vetë themelet mbi të cilat qëndron Republika e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

LDK ka kërkuar përgjegjësi të qartë publike për financimin dhe promovimin e saj, si dhe kërkimfalje ndaj familjeve të viktimave, duke thënë se mbrojtja e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave është një detyrim shtetëror.

“Edhe më i rëndë është fakti se një përmbajtje e tillë është financuar dhe promovuar nga institucioni më i lartë i shtetit, nga Kuvendi i Kosovës. Ky nuk është thjesht një gabim në vlerësim; është një dështim serioz institucional. Shteti i Kosovës nuk mund të vendoset në rolin e sponsorizuesit të narrativave që bien ndesh me të vërtetën e luftës së tij dhe me dinjitetin e qytetarëve të vet”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu ky subjekt i ka bërë  thirrje Prokurorisë Speciale që të merret me rastin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark