Insajderi
Insajderi

LDK-së i bashkohet ky njeri i shoqërisë civile

Insajderi
25 October 2022 - 22:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LDK-së i bashkohet ky njeri i shoqërisë civile
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet t’i bashkohet nesër Visar Azemi, aktualisht drejtor i Balkan Green Foundation.

Gazeta Express mëson se Azemi pritet që kalimin e tij në LDK ta bëjë nesër rreth mesditës, të cilin do ta pres dhe prezantojë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Azemi ka qenë pjesë e shoqërisë civile për një kohë të gjatë, duke avokuar kryesisht për energjinë e ripërtërishme dhe të dekarbonizuar.

Azemi ka qenë pjesë dhe një ndër themeluesit e partisë Fryma e Re. Pas shuarjes së partisë, ai kishte kaluar në shoqërinë civile dhe gjatë këtyre viteve ka mbetur pjesë e saj.

Insajderi ka kontaktuar Azemin, por, i njëjti nuk ka kthyer akoma përgjigjie.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark