×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Serbia ka investuar shumë në Lëvizjen Vetëvendosje

    Insajderi
    09 March 2016 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar sulmin me vezë kundër ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, anëtar i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.

    Këtë sulm të kryer nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e “konsideron sulm ndaj rezultateve të jashtëzakonshme pozitive që kjo Ministri dhe Qeveria e Kosovës po arrijnë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies sociale e ekonomike të qytetarëve të Kosovës”.

    “Të irrituar nga ky progres dhe në misionin e saj për të zhytur vendin në krim, kaos e anarki, kjo lëvizje antishtetërore, nuk po zgjedh mënyrë për të realizuar skenarët e saj të errët me qëllim të përfitimeve politike”, ka thënë LDK-ja në një reagim.

    Sipas LDK-së së Isa Mustafës, VV-ja, që është shndërruar në sekt neveritës për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, po vazhdon të demonstrojë potencialet kriminale të cilat i ka vënë në përdorim së fundi përmes hedhjes së molotovëve mbi policët, institucionet, shtëpitë private të liderëve institucionalë, duke djegur makina familjare e zyrtare, duke mbushur selinë e saj dhe objektin e Komunës së Prishtinës me armë vdekjeprurëse, maskat fantome dhe pajisjet e tjera kriminale.

    LDK-ja ka thënë se në LVV, ka investuar shumë propaganda serbe pas luftës në Kosovë.

    “Populli i Kosovës me LDK-në dhe forcat tjera çlirimtare e ka mposhtur regjimin serb të Millosheviqit, duke sjellë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Kosovë, vlera të shenjta të cilat do t’i mbrojë me vendosmëri të paepur edhe nga njerëzit që me ose pa vetëdije, me veprimet e tyre, sot po punojnë në interes të armiqve të Kosovës”, thuhet në reagim.

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark