
Ora policore, mbajtja e distancës e masat e tjera antiCovid nuk po vlejnë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Anëtarë e aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovë sonte kanë shkelur masat antiCovid.
Sekretari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi para pak minutash ka publikuar një fotografi nga terreni, shkruan Insajderi.
Siç shihet nga pamjet, një numër i konsiderueshëm njerëzish shihen brenda një ambienti të mbyllur. Pak prej tyre kanë të vendosura maska.
“Nga vendi i ngjarjes. LDK vazhdojmë”, shkruan Abrashi duke u shprehur se LDK është e pamposhtur, por nuk thotë as edhe një fjalë për Covid-19.
Masat e vendosura nga Qeveria Hoti nuk po gjejnë zbatim as nga partia nga e cila vije vet kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti e ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Thirrjet e Hotit si kryeministër e Zemajt si ministërpër respektimin e masave kundër Covid-19 po hasin në vesh të shurdhër, ato spo i marrin parasysh as vet kolegët e partisë prej nga vijnë.
Tubimi i LDK vije pas rrëzimit të Qeverisë Hoti. Në fund të janarit ose fillim të shkurtit vendi do të shkojë në zgjedhje të reja dhe për këtë ka filluar mobilizimi i partive politike.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur i bindur se partia e tij do të dalë fituese në këto zgjedhje./Insajderi.org