Insajderi
Lajme

LDK: Vetëvendosje po i krijon kushte politizimit në shkolla

Insajderi
22 March 2016 - 19:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Grupi i LDK-së ka kundërshtuar një diskutim që është organizuar me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme “Diskutim, nxënësit me Albin Kurtin”.

LDK pakënaqësinë e ka shprehur me anë të një komunikate për shtyp, ku thuhet se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, po e lejon dhe po i krijon kushte politizimit të shkollave në kundërshtim me premtimin e dhënë.

“Duke e parë me sytë e tij dështimin administrativ të realizimit të projekteve buxhetore, kapitale dhe dështimin e tij politik në Prishtinë, po përpiqet që ta thellojë krizën si pasojë e dështimeve të tij deri aty sa kriza politike e VV të hyjë në shkolla fillore dhe të mesme të kryeqytetit“, thuhet në reagimin e LDK-së.

Në fund, Grupi i LDK-së i thërret organet komunale përkatëse që të mos lejojnë të mbahen takime politike në shkolla, nga ku thirret, bëhet ftesë, për protesta të dhunshme në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.  /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark