×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK zbulon sulmin e koordinuar në rrjetet sociale para zgjedhjeve: Demokracia në rrezik

    Insajderi
    15 December 2024 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se i janë sulmuar disa llogari zyrtare në rrjetin social në Instagram.

    Përmes postimit në Facebook, kjo parti thotë se u sulmua llogaria e Lumir Abdixhikut, e Doarsa Kica Xhelilit, Paris Gurit si dhe të disa kandidatëve të tjerë për deputetë.

    Pas këtij, LDK-ja ka ndërmarrë masa të menjëhershme.

    “Mbrëmë vonë kemi informuar zyrtarit Meta-n për këtë aktivitet të pazakontë, duke ofruar të gjitha detajet e nevojshme dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre për të adresuar çështjen”, thotë LDK-ja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark