‘Brexit’ gëzon euroskeptikët në Francë, Holandë e Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ‘Brexit’ gëzon euroskeptikët në Francë, Holandë e Itali

    Insajderi
    24 June 2016 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm pak orë pasi që u konfirmuar se britanikët kanë votuar për largim nga Bashkimi Evropian, ka ardhur reagimi edhe I liderëve të shteteve të ndryshme dhe organizatave ndërkombëtare.

    Donlad Tusk, president Këshillit Evropian, tha sot se BE-ja do të ruaj unitetin e saj prej 27 vendeve anëtare ndërsa Martin Schulz, president i Parlamentit Evropian tha se tani BE duhet të sillet me përgjegjësi dhe me seriozitet.  Liderët e BE-së kanë qenë kundër që Britania të largohet nga BE-ja.

    Por, reagime më ndryshe kanë ardhur nga liderë të djathtë në Francë, Holandë e Itali.

    Marine Le Pen, lidere e partisë së krahut të djathtë Fronti Nacional në Francë, ka thënë se kjo është “fitore për lirinë”, shkruan BBC.

    “Dhe, ashtu siç kam kërkuar shumë herë përgjatë viteve, tani kemi nevojë edhe ne për një referendum të tillë në Francë por edhe në vende të tjera të BE-së,” ka thënë Le Pen, që kërkon vazhdimisht shkëputjen e Francës nga BE-ja.

    Të njëjtin reagim e ka pasur edhe kryetari i Partisë së Lirisë në Holanë, Geert Wilders.

    “Koha për një referendum në Holandë,” ka shkruar ai.

    Edhe Mateo Salvini, lider I një partie në Itali që është kundër politikave të emigrimit, u gëzua nga votimi.

    “Faleminderit Britani, tani është radha jonë,” ka thënë ai./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark