Ledjona flet për aksidentin, thotë se ka dëmtuar shtyllën kurrizore - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ledjona flet për aksidentin, thotë se ka dëmtuar shtyllën kurrizore

    Insajderi
    03 January 2025 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Ledjona Xheladinaj, ka bërë dje një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj. Këta të fundit e kanë pyetur shumë rreth aksidentit që ka bërë, si është dhe çfarë lëndimesh ka marrë.

    Ledjona u ka kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve, duke thënë se është mirë, po e merr veten.

    Pjesë nga bashkëbisedimi me ndjekësit:

    Ledjona a je më mirë tani? Të uroj shërim sa më të shpejtë! A ke përgatitur ëmbëlsirë për Vitit të Ri?

    Falë Zotit jam më mirë dhe po ndjej përmirësim çdo ditë! Për të qenë e sinqertë nuk i kam shumë qejf festat e fundvitit. Po nuk do mungojë bakllavaja. Ps: ma kanë sjellë nuk e kam bërë vetë.

    Si je? Çfarë ndodhi me ty e dashur? Jetë e shëndet për 2025

    Një aksident gjatë xhirimeve por që më mori të keqen syri keq! Vetëm shëndet dua pastaj të tjerat.

    Çfarë dëmtimi pate në trupin tënd? Je shumë e fortë, të adhuroj, je femër superiore

    Në shtyllën kurrizore, e cila kërkon 6 javë regjim të detyruar, por mbeten të 2024, ndaj qeshim dhe e presim 2025 me humor dhe forcë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark