"Ledri, Fero ...", këngëtaret që u kthyen pasi e lanë muzikën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Ledri, Fero …”, këngëtaret që u kthyen pasi e lanë muzikën

    Insajderi
    26 April 2025 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artistët që u rikthyen pasi vendosën të largohen nga industria e muzikës Industria e muzikës shpesh herë bëhet e lodhshme për artistët që padyshim punojnë shumë për të mbajtur ndjekësit e tyre me muzikë të mirë.

    Disa nga artistët e estradës e lanë karrierën në gjysmë duke u larguar jashtë kamerave, famës dhe gjithiçka që ka të bëjë me të.

    Por, të njëjtit u rikthyen fuqishëm me këngë që morrën mbështjen e plotë nga publiku.

    Fero

    Pas deklaratave për largim nga muzika dhe kthimit drejt fesë, u rikthye në skenë muzikore, gjë që shkaktoi debat dhe interes të madh, ndonëse ai ka deklaruar se ky rikthim ka të bëjë me ribashkimin e tij me vajzën.

    Alban Ramosaj

    Kishte një pauzë të gjatë nga muzika për arsye personale dhe artistike, pauz që lëndoj zemrën e adhuruesve të muzikës së Albanit, por ai u rikthye me këngë që u pëlqyen shumë nga publiku.

    Tuna Sejdi

    Pas shkëputjes për arsye familjare, u kthye me projekte të zhurmshme muzikore, bashkëpunime të shumta të cilat trazuan rrjetin dhe median rozë me aludime nga më të ndryshmet.

    Arta Bajrami

    Nga një pauzë e gjatë, në një rikthim me stil të ri muzikor, dhe jo vetëm. Arta iu rikthye intervistave, rrjeteve sociale, dhe dalje publike më të shpeshta, shkruan kosovarja.

    Ledri Vula

    Rikthimi i Ledrit vite më parë në skenën muzikore, ishte rikthim I fuqishëm i cili u prit me padurim nga ndjekësit. Ai vazhdon të jetë ndër këngëtarët e preferuar, e ky rikthim i Ledri bëri mirë karrierës së tij.

    Këto rikthime shpesh ngjallin emocione të forta, pasi nuk përfaqësojnë vetëm një rikthim në skenë, por edhe një histori të re.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark