Insajderi
Show

Ledri Vula feston ditëlindjen, ja sa vjet mbushi

Insajderi
10 July 2026 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ledri Vula feston ditëlindjen, ja sa vjet mbushi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reperi, Ledri Vula, ka ndryshuar prefiks duke festuar sot ditëlindjen e tij të 40-të.

Me të hyrë mesnata, artisti është befasuar plotësisht nga një festë intime dhe e organizuar në fshehtësi.

Krah tij në këtë moment të veçantë kanë qenë njerëzit e tij më të shtrenjtë: prindërit, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, dhe padyshim edhe vajza Poem Blu, e cila i ka qëndruar pranë teksa ai frynte qirinjtë e tortës.

Nga postimet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se Ledri ka mbetur i mahnitur nga dhurata e shtrenjtë që e priste jashtë.

Ai u befasua me një makinë klasike luksoze të tipit Porsche 356 Speedster në ngjyrë të bardhë, të mbushur me tullumbace të verdha, ku e vogla Poem nuk ka ngurruar të futet menjëherë brenda për të pozuar me babanë e saj.

Kjo ditëlindje e rëndësishme e gjen Ledri Vulën në kulmin e tij, jo vetëm si prind, por edhe si një ikonë absolute e muzikës.

Ledri mbetet një nga artistët më të kërkuar e më të respektuar për stilin, tekstet e veçanta dhe performancat unike në skenë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark