“Legjenda e gjallë e Kosovës” – Federata Evropiane e Xhudos e nderon Majlinda Kelmendin - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    “Legjenda e gjallë e Kosovës” – Federata Evropiane e Xhudos e nderon Majlinda Kelmendin

    Insajderi
    07 August 2024 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata Evropiane e Xhudos ka realizuar së fundmi një intervistë me ikonën e sportit kosovar, Majlinda Kelmendin, ku e cilësuar si “Legjenda e gjallë e Kosovës”, pas suksesve të një pas njëshme të saj.

    Kelmendi, gjatë intervistës foli për lojtaren xhudiste Loriana Kukën, pasi që kjo e fundit ka përfunduar rrugëtimin e saj disa vjeçar në këtë sport.

    “Po e nis me pjesën pikëlluese, pasi Loriana i dha fund karrierës. Ajo erdhi nga Zvicra në Kosovë tetë vjet më parë dhe fitoi medalje evropiane dhe botërore për ne, duke u bërë njëra prej sportisteve më të mira në historinë e Kosovës dhe mori pjesë dy herë në Olimpiadë”.

    Kelmendi përmendi edhe trajnerin Toni Kukën, Akil, Nora Gjakovën e Distria Krasniqin duke theksuar se ishte e lumtur me performancën e gjithsecilit prej tyre.

    “Në përgjithësi, jam shumë e lumtur me performancën e secilit. Edhe Nora edhe Lori ishin të lënduara tre muaj para Lojërave, andaj ishte e vështirë për to që të përgatiten mirë”. “Akili ishte thjesht i mrekullueshëm dhe është mëkat që ai nuk fitoi medalje”. “Distria kishte shumë vetëbesim, si gjithmonë .

    Me këtë rast dua ta falënderoj bosin e madh, Tonin, që ma ka besuar të ulem në karrige dhe t’i stërvit sportistet”. “Falë tij, Kosova i ka tani pesë medalje olimpike dhe të gjitha janë nga xhudo. Ne jemi plot gëzim dhe mirënjohje”, përfundoi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark