Insajderi
Sport

Po shikonin Italinë me Spanjën, hajnat rrahin dhe mbajnë peng Baggion së bashku me familjen në vilën e tij

Insajderi
21 June 2024 - 09:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Po shikonin Italinë me Spanjën, hajnat rrahin dhe mbajnë peng Baggion së bashku me familjen në vilën e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-futbollisti legjendar, Roberto Baggio është dërguar me urgjencë në spital pasi u grabit dhe u rrah nga hajdutët të armatosur.

Baggio ishte duke e shikuar ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës, e cila u mbyll me rezultatin minimal 1:0.

Duke e shikuar ndeshjen në vilen e tij në Altavilla Vicentina, Baggio u sulmua nga disa hajdutë. Kjo zgjati rreth dyzet minuta.

Pesë burra hynë të armatosur kurse ish-futbollisti tentoi të përleshej me ta dhe u plagos.

Ndërkohë në vilën e tij, janë vjedhur gjësende me vlerë, si stoli dhe ora.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark