Befasia më e këndshme e këtij stinori në Premier Ligë Leicester City, nuk ka lënë vend që të befasohet nga skuadra e parafundit në renditje, Newcastle United.
Në ndeshjen e xhiros së 30-të të kampionatit elitar anglez, Leicester fitoj 1-0 në shtëpinë e saj ndaj Newcastle, me golin që e realizoj japonezi Okazaki, në minutën e 25-të të takimit.
Newcastle në këtë ndeshje u udhëhoq për herë të parë nga trajneri spanjoll, Rafa Benitez, por as ky ndryshim në bankinë nuk arriti të ndryshonte dicka në lojën e Newcastle e cila rrezikon të larohet nga elita këtë sezon.
Me këtë fitore skuadra e Ranierit rrit diferencën ndaj ndjekësit të parë që është Tottenham, në pesë pikë, ndërsa Arsenal ndodhet e treta me 11 pikë më pak se “Dhelprat”. /Insajderi.com