×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lekaj: Deklarata e Escobarit është goditja më e rëndë që ka marrë Kosova për shkak të Albin Kurtit

    Insajderi
    25 February 2024 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga Alenaca për Ardhërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklaratës së, Gabriel Escobar, ku tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar për faktin se qeveria e Kosovës nuk po i trajton si partner dhe nuk po punojnë për sigurinë rajonale.

    Lekaj në një prononcim për Gazeta Blic, tha se deklarata e Escobarit është goditja më e rëndë që ka marrë Kosova për shkak të Albin Kurtit dhe kundërshtimit të tij ndaj SHBA-së.

    Deputeti gjithashtu thotë se Kurti para ShBA, është paraqitur si autokratët e tjerë anti-amerikanë, duke e rrezikuar pozicionin e Kosovës.

    “Deklarata e Escobarit është goditja më e rëndë që ka marrë Kosova për shkak të Albin Kurtit dhe kundërshtimit të tij ndaj Shteteve të Bashkuara. Albin Kurti është paraqitur ndaj Shteteve të Bashkuara si autokratët e tjerë anti-amerikanë, duke rrezikuar pozicionin e Kosovës si aleat i përhershëm dhe i sigurtë i SHBA-ve. Nuk është çështja se sa do të shqetësohet kryeministri apo qeveria e tij. Çështja është se çfarë do të ndodhë pas kësaj me shtetin e Kosovës”, tha Lekaj

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark