Lekaj-Konjufcës: Ti je kryetar i Kuvendit po Ramushi është arrë e fortë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj-Konjufcës: Ti je kryetar i Kuvendit po Ramushi është arrë e fortë

    Insajderi
    07 September 2021 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklarata e kreut të Kuvendit Glauk Konjufca, për Ramush Haradinaj, i cili mbrëmë tha se ish-kryeministri Haradinaj i ka punët shumë keq me korrupsionin dhe sipas tij, është e mundshme që i njëjti të përfundojë në prokurori, ka nxitur reagime të shumta.

    Në mesin e personave që ka reaguar është edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, duke i thënë Konjufcës së “Ramushi është arrë e fortë”.

    Sipas Lekajt, Konjufca ka vazhduar me pretendime të orkestruara vetëm për ta zhvendosur vëmendjen nga keqmenaxhimi i pandemisë.

    Reagimi i tij i plotë:

    Glauk, tash je Kryekuvendar, më i fuqishëm por prap Ramushi është arrë e fortë.

    Glauk mbramë je duke në të njejtat frekuenca valore me regjimin e Serbisë famkeqe. Edhe ata që 20 vite thërrasin, shpifin, trillojnë dhe kërcnojnë me burgos Ramushin dhe Kosovën me shpallë shtet të dështuar.

    Ramushi është asht i fort që nuk thyhet! Atë që Serbia nuk mundi t’a bëjë me krimet e pretenduara gjatë luftes, tash ju po vazhdoni me pretendime te orkestruara.

    Për kend dreqin po punoni.

    Nuk mund ti mashtroni qytetaret me rrena për ta zhvendosur vemendjen nga keqmenaxhimi i Qeverisë Kurti, nga vjedhjet , emrimet e familjareve nipave e tezeve dhe fatkeqesisht vdekjeve e më të dashureve tanë nga Covid 19 nga keqmenaxhimi e injoranca e juaj!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark