Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal lekaj, ka thënë se ka bërë kërkesë te kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që ta ftojë kryeministrin Isa Mustafa në interpelancë më 22 të këtij muaji.
“Iu drejtova kryetarit të Kuvendit me një kërkesë që të thirret një interpelancë urgjente për rastin e murit të ndërtuar në Mitrovicë”, ka thënë Lekaj.
“A nuk e sheh si çështje urgjente që të debatohet për një mur që po e ndanë Kosovën?”, ka thënë Lekaj t’i jetë drejtuar Veselit, duke shtuar se ka marrë premtimin e tij se ai mur nuk do të ekzistojë.
“Nëse presidenti thotë se muri është ndërtuar ilegalisht, nëse kryeministri thotë se nuk është ne dijeni dhe muri është ilegalisht, kryetari i parlamentit po e thotë të njëjtën, atëherë çka pret pushteti që nuk vepron? A është lojë e radhës më Kosovën. Dhe ne si opozitë nuk do të tolerojmë që në këtë mënyrë të mashtrohen qytetarët”, ka shtuar ai./Insajderi.com