Insajderi
Show

Lela: Jam distancuar nga ata që folën keq për Leonardin pas ndarjes

Insajderi
27 November 2025 - 21:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lela: Jam distancuar nga ata që folën keq për Leonardin pas ndarjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas disa muajsh heshtje që nga ndarja me Leonard Gashin, Lela Seferi ka folur për herë të parë në emisionin Canape, duke treguar arsyet pse ka zgjedhur të mos reagojë publikisht dhe si është raporti i tyre aktual.

Ajo theksoi se pavarësisht ndarjes, respekti mes tyre mbetet i pandryshuar.

“Nuk e kam pa të nevojshme me bo ndonjë reagim të madh. Unë e kuptojë që historia jonë ka lind në Big Brother edhe njerëzit duan me pa qysh është, amo janë disa gjëra që unë preferojë me i mbajtë për veti. Nuk kam asnjë problem, unë krejt të mirat që i ka bota une ja urojë Leonardit, është shumë i mirë, jashtëzakonisht i mirë. Çdo kush që e ka në jetën e vet, si shok, si familjarë, si të dashur është shumë me fat kushdo që e ka në jetën e vet. Unë jam ndi jashtëzakonisht mirë vitin e fundit. Çdo njeri që ka tentou me më folë keq për Leonardin prej kur unë jam nda, unë jam distancu prej atyne njerëzve, se ata nuk kanë desht me m’pa mu të lumtur,” është shprehur ajo.

Lela bëri të ditur se ndarja ka qenë një vendim i përbashkët, larg dramat që publiku mund të ketë pritur.

“Është kanë një vendim që e kemi marrë të dy bashkë. E kemi pa të arsyeshme me marrë këtë vendim. Krejt shqiptartë presin me dal një reagim drastik. Kam shumë respekt për të,” theksoi ajo.

Këngëtarja shtoi se ndarja nuk është e lehtë për askënd, megjithëse marrëdhënia mes tyre vazhdon të mbetet e bazuar në respekt.

“Është ndarje. Po s’besojë që kërkush e përjeton mirë një ndarje. Ka mbet ai respekti, edhe ka me mbet gjithmonë.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark