×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Lënda e shqyrtuar nga dhëndri i tenderuesve milionerë, OSHP nuk njofton për seancë publike

    Insajderi
    03 July 2023 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit është duke mbajtur të fshehtë nëse do të mbahet seancë publike dhe a do të jetë sërish pjesë e panelit, anëtari i Bordit të OSHP-së, Vedat Poterqoj për të cilin Insajderi raportoi se ka lidhje familjare me fituesin e tenderit milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale të vendit, gjatë verës e dimrit, deri në vitin 2025.

    Gazeta Insadjeri

    Insajderi javë më parë ka zbuluar për një lidhje familjare mes pronarëve të “Eurokos”, kompanisë fituese dhe anëtarit të Bordit të OSHP-së, Vedat Poterqoi lidhur me tenderi afro 30 milionësh të Ministrisë së Liburn Aliut për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale të vendit.

    Insajderi është interesuar të dijë nëse Poterqoj do të jetë sërish pjesë e panelit shqyrtues apo do të largohet për shkak të dyshimit se mund të ketë konflikt interesi. Në përgjigjen e OSHP’së thuhet se nuk mund të japin informacione.

    Jemi në shqyrtim të saj dhe OSHP nuk mund dhe nuk ka të drejtë të jap informacione para se të nxjerrët një vendim përfundimtar për aktivitetin në fjalë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Gazetën.

    Vendimi i dyshimtë-Milionerët e “Eurokos” përfitojnë nga dhëndri i tyre në bordin e OSHP-së

    Në hulumtimin e Insajderit thuhet se pjesë e panelit shqyrtues ka qenë anëtari i bordit, Vedat Poterqoj i cili ka lidhje familjare me fituesin e këtij tenderin, përkatësisht me pronarët e firmës “Eurokos”.

    Ky hulumtim zbuloi se në mesin e ankesave që kishte refuzuar OSHP-ja, ishte edhe një ankesë voluminoze e shoqëruar edhe me prova, e një konzorciumi të kryesuar nga kompania “Via Egnatia”, por mori vendim në favor të konzorciumit të firmave “Eurokos”, “VIA SHPK” dhe “Kosova Asfalt”.

    Insajderi kishte zbuluar lidhje familjare mes pronarëve të “Eurokos” dhe anëtarit të Bordit të OSHP-së, Vedat Poterqoi.

    Vendimi i OSHP-së që favorizoi ketë konzorcium të firmave që lidhen me “Eurokos”-in ishte publikuar më 30 mars 2023. Emërtimi që i dha këtij tenderi Ministria e Infrastrukturës është Mirëmbajtja verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2022/ 2023, 2023/2024 dhe 2024/2025, për Lot Prishtina-1,Lot 3 Prishtina 3, Lot 13 Gjilani 2, Lot 6 Peja 1”.

    Falsifikime. Fatura fiktive. Dokumente të dyshimta. Ishin këto disa prej pretendimeve që kompanitë që patën deponuar ankesa kundër këtij tenderi afro 30 milionësh të Ministrisë së Aliut.

    Ankesat, që janë edhe publike, ndër të tjera përmendnin edhe shkelje të bëra nga vet konzorcoimu që OSHP-ja e favorizoi me vendim, “VIA SH.P.K.; EUROKOS HOLDING SH.P.K.; A.L-ASFALT shpk; DioBes SH.P.K.; EUROTITAN SH.P.K.”, e që pronarët janë kryesisht familjarë mes vete.

    VIA SH.P.K.është kompani në pronësi të Drilon Shamollit, kurse EUROKOS HOLDING SH.P.K. është në pronësi të Ylber Shamollit, dhe po e njëjta është e regjistruar si firmë edhe në Shqipëri, derisa i njëjti ka në pronësi edhe firma të tjera në Kosovë, përfshirë edhe aksione në një hidrocentral.

    Lidhjen familjare mes tyre dhe anëtarit të Bordit të OSHP-së, në një përgjigje për Insajderin, e pati konfirmuar edhe ky institucion.

    “Pronaret e kompanive “Eurokos” dhe “VIA SHPK”, janë kushërinj të bashkëshortes se z. Poterqoi”, thuhej në përgjigjen e OSHP-së për Gazetën Insajderi.

    Por, sipas OSHP-së, “shkallët e lidhjeve të gjakut lidhja e pronarëve të kompanisë së cekur dhe anëtarit të panelit shqyrtues të OSHP-së, konsiderohet si lidhje e shkallës së katërt, andaj e njëjta nuk përbënë ndonjë konflikt interesi sipas ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”.

    Në përgjigjen për Gazetën Insajderi, OSHP deklaroi se sipas tyre,  “Poterqoi ka deklaruar se deri te vendim marrja e lartcekur është arritur në përbërje të paneleve si dhe se ka dhënë kontributin profesional duke deklaruar publikisht se nuk ka pasur asnjë lloj ndërhyrje apo ndikimi nga jashtë për të dhënë mendimin me bindje të plotë, të pavarur dhe duke u bazuar në përpikëri në dispozitat ligjore për prokurimin publik”.

    Edhe pse anëtari i Bordit të OSHP-së, institucionit që mori vendim që favorizoi “Eurokos”-in, është në lidhje familjare me pronarët e kësaj firme, në këtë institucion deklaruan se nuk ka pasur ndikim në këtë vendim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark