Lëndohen tre persona pas një aksidenti mes tri veturave rrugës për Gërmi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndohen tre persona pas një aksidenti mes tri veturave rrugës për Gërmi

    Insajderi
    05 December 2024 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident mes tri veturave raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, rrugës për Gërmi, në Prishtinë.

    Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë, ka njoftuar se tre persona kanë mbetur të lënduar.

    Sipas njoftimit, i përfshirë ka qenë edhe një auto-taksi.

    “Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në  Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark