×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohet Amir Rrahmani

    Insajderi
    04 March 2024 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas suksesit të çmuar ndaj Juventusit, Napoli do të rifillojë nesër stërvitjet në kuadër të ndeshjes kundër Torinos të planifikuar për të premten në Maradona. Një takim kz që i paraprin ndeshjes së madhe të së dielës së 17 marsit ndaj Interit.

    Por, në prag të këtyre dy ballafaqimeve, Napoli ka marr një lajm aspak të mirë. Siç sqaron klubi italian në një njoftim zyrtar, në orët në vazhdim do të duhet të vlerësohen kushtet e Amir Rrahmanit, përcjellë KosovaPress.

    Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës u zëvendësua gjatë ndeshjes kundër Juventusit për shkak të një tendosjeje në aduktorin e djathtë që aktualisht e lë në dyshim për ndeshjen ndaj Interit në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark