×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndohet nga mjeti shpërthyes i riu në Gjakovë – Insajderi sjell detaje

    Insajderi
    25 May 2024 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë është lënduar nga një mjet shpërthyer në një fushë të hapur të një fshati në Gjakovë.

    Lajmin u konfirmua për Gazeta Insajderi nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se i lënduari është dërguar me emergjencë për trajtim.

    “Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore iu kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.

    Mësohet se i lënduar ka mbetur Fidajet Lika. Lika është nga komuna e Drenasit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark