Mediat në Maqedoni raportojnë se gjendja vazhdon të jetë e tensionuar. Alsat M njofton se lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, është lënduar rëndë.
Më herët, u raportuar se është sulmuar edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe disa gazetarë.
Situata ka eskaluar pasi Talat Xhaferi u zgjodh në krye të Kuvendit.
Protestuesit kanë hyrë brenda sallës ku edhe kanë sulmuar deputetët.