Insajderi
Lajme

Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një objekt ndërtimi

Insajderi
16 March 2026 - 20:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një objekt ndërtimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pas rrëzimit nga një lartësi gjatë punës në një objekt në ndërtim në Gjilan, shkruan Insajderi.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin, ka nisur hetimet për këtë incident të rëndë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar ka sqaruar se prokurori i shtetit ka urdhëruar hapjen e rastit nën dyshim për “Asgjësim, dëmtim apo heqje të masave mbrojtëse në punë”.

“Sot, më 16 mars 2026, në orët e paradites, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për rrëzimin e një punëtori nga një objekt ndërtimi. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital. Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes në koordinim me prokurorin,” tha Hashani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark