Insajderi
Sport

Lëndohet ylli i Realit, pritet të mungojë të paktën tri javë

Insajderi
02 December 2025 - 16:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lëndohet ylli i Realit, pritet të mungojë të paktën tri javë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ferland Mendy nuk po gjen dot qetësi nga ana fizike.

Real Madrid ka njoftuar, para ndeshjes kundër Athletic Club, se mbrojtësi është jashtë skuadrës.

Francezi, i cili ishte rikthyer në ekip për Xabi Alonson kundër Olympiacos në Ligën e Kampionëve pas një periudhe të gjatë rehabilitimi, e sheh sërish progresin e tij të ndalet.

Mendy humbi edhe fundin e sezonit të kaluar dhe Kupën e Botës për Klube për shkak të një këputjeje të tendinës së afërt të muskulit gjatë finales së Copa del Rey.

Tani ai vuan një tjetër tërheqje muskulore pasi ishte rikthyer në fushë më 26 nëntor në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Olympiacos.

“Pas testeve të kryera sot mbi lojtarin tonë Ferland Mendy nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, atij i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në biceps femoris të këmbës së djathtë. Në pritje të evolucionit.”

Lloji i dëmtimit me të cilin po përballet Mendy zakonisht kërkon një periudhë rikuperimi prej rreth tri javësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark