Leo dhe Gjesti kanë debatuar për shoqërinë e tyre pas përfundimit të festës mbrëmë.
Të dy patën akuza kundrejt njëri-tjetrit teksa Leo u shpreh i revoltuar për afërsinë e Gjestit me Drilonin për çka tha se ‘nuk pështyj unë në shoqni’
“Ti tash mundesh me më lënë rehat, që dy javë je mundu me na provoku e ty fol për neve si çift. Dikush që të ka nejt ty afër kur ti je kon keq ti don me eliminu a? Ti kundër Xhenetës je kon në gjendje më ju gjujt edhe asaj, kur e ke mbrojt atë? Ti je bo çanta e Drilonit”, u shpreh Leo.
Por, Gjesti u shpreh se ka lojë me të gjithë banorët dhe se sipas tij Leo u ndikua nga Lela dhe për këtë po e hedh poshtë shoqërinë.
“Lojë unë kam me gjithkënd këtu, çka ki kështu o vëlla, mos bë gjeste more”, u shpreh Gjesti.