Këngëtarja e njohur e stradës, Leonora Jakupi, në rast të ditëlindjes së kolegut dhe shokut, Armend Rexhepagiqi i ka bërë një dedikim të veçantë.
Artistja e ka postuar një fotografi të këngëtarit në InstaStory ku i ka uruar ditën e veçantë më fjalë të përzgjedhura.
“O yll o dritë o zemer.. Paç jetën e gjatë e të bukur ashtu si ti ke zemrën. Të dua”, ishte shkrimi i bukuroshes.
Rexhepagiqi mbushi 53 vite, ai është njëri prej këngëtarëve të shquar para shumë viteve, hitet e të cilit dëgjohen edhe sot.