Leonora Jakupi emocionohet nga letra e partnerit që ia dërgoi në emision: Prej nëntë vitesh jemi bashkë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Leonora Jakupi emocionohet nga letra e partnerit që ia dërgoi në emision: Prej nëntë vitesh jemi bashkë

    Insajderi
    02 January 2021 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi është shprehur gjithnjë më e rezervuar sa i përket jetës private.

    Ajo ka treguar më parë se është në lidhje, por ka preferuar që ta mbajë larg syrit të publikut partnerin e saj.

    E ftuar së fundmi në “Prive Reallity”, Leonora ka zbuluar se ka tash e nëntë vite që është në lidhje.

    Kjo ndodhi në momentin që partneri i saj i bëri një dedikim përmes një letre dashurie të dërguar në emision.

    Ajo u emocionua aq shumë sa filloi edhe të qante gjatë kohës sa lexonte letrën e të dashurit të saj.

    “Unë dhe partneri im, të cilin normalisht nuk po e bëj publik për opinionin sepse është vet dëshira e tij dhe marrëdhënia jonë. Ne kemi kohë të gjatë bashkë, u bënë nëntë vite. Edhe ne tashmë njihemi shumë mirë me njëri-tjetrin”, ka thënë ndër të tjerash Leonora.

    Po në të njëjtin emision, këngëtarja me prejardhje nga Drenica u shpreh se e ka menduar edhe martesën, por do donte një dasmë të vogël dhe jo një nga ato tradicionalet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark