Lionel Messi ishte kryetema e ditëve të fundit.
Për fansat e futbollistit të famshëm dhe tashmë ish-klubit të tij ky mund të jetë një lajmet më të këqija.
Pas 21 viteve të jashtëzakonshme në Camp Nou, Lionel Messi i dha lamtumirën Barcelonës.
Fansat e yllit të futbollist në mbarë botën u shprehën të mërzitur me largimin e tij nga Barcelona ndërkohë i mërzitur u shfaq edhe vet futbollisti në konferencën për media.
Pamjet nga kjo konferencë ku Messi qan u bënë virale duke u shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale nga fansat e tij të shumtë në tërë botën.
Por duket se është dikush që nuk është se e ka prekur ky lajm madje edhe është tallur me të.
Bëhet fjalë për Leonora Jakupin, e cila në story në profilin e saj në Instagram ka shkruar: “Kurrë se dita çka ka Messi, i shkoj dita tu kajtë”.