KFOR dhe Policia e Kosovës kanë dërguar në stacionin policor dhjetë (10) detonatorë ndezës me fitila, të cilët i kanë gjetur afër lumit në Leposaviq.
Sipas raportit:
“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Gnjezhdan, Leposaviq, 15.11.2025, ora 11:30 – Raportohet se sinjalizimi erdhi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës, të cilët kanë sjellë në stacion policor dhjetë (10) detonatorë ndezës me fitila (kabllo), të cilët i kishin gjetur në afërsi të fshatit, pranë lumit. Njësia e hetimeve ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa është kontaktuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti si i përshkruar më lartë. Rasti mbetet nën hetime nga njësitet kompetente.”