×
  • Lajme
  • Lajme

    Letra e opozitës drejtuar presidentes

    Insajderi
    04 February 2016 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tri partitë opozitare i janë drejtuar presidentes, Atifete Jahjaga me kërkesë që ta shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe të shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Letra është nënshkruar nga tre liderët opozitar – Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës.

    Pak ditë para protestës së 17 shkurtit, ata zotohen se do të vazhdojnë aktivitetet e tyre deri në rrëzimin e qeverisë dhe ndaljen siç thonë ata të degradimit të vendit.

    Protestat pritet të mbahen me kërkesat e njëjta që të anulohen marrëveshjet me Serbinë, të anulohet demarkacioni me Malin e Zi dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

    Gazeta Insajderi ka siguruar letrën e plotë që opozitarët i kanë dërguar presidentes Jahjaga.

    Në pikën e parë kërkohet të ndërpriten të gjitha proceset që lidhen me marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin, duke përfshirë edhe punën rreth statutit të Asociacionit! Në këtë pikë kërkohet po ashtu që të hiqet dorë nga përndjekja e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, aktivistëve të opozitës, dhe qytetarëve për shkak të kundërshtimit të këtyre marrëveshjeve.

    “Dorëheqje të menjëhershme e qeverisë, kjo si akt i përgjegjësisë kushtetuese e politike, meqenëse ajo e ka humbur legjitimitetin për t’i adresuar çështjet që ndërlidhen edhe me dy marrëveshjet kundërkushtetuese”, është kërkesa e dytë.

    “Shpërndarje të parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do të mbaheshin, brenda afatit të paraparë me ligj”, përfundon letra me kërkesa./insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark