Letra e Thaçit e publikuar në mediumin austriak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Letra e Thaçit e publikuar në mediumin austriak

    Insajderi
    02 June 2016 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Letra e plotë e Hashim Thaçit e botuar në mediumin austriak

    Unë i kam dërguar urimet e mija tek presidenti i zgjedhur Alexander Van Der Bellen dhe po pres që të punojë me të në çështjet që e bashkojnë regjionin me Vjenën – Kryeqyteti i vjetër i Perandorisë së Hasburgut – që ka luajtur një rol të madh në historinë dhe kulturën tonë – madje edhe në arkitekturën tonë.

    Zgjedhja e presidentit ishte një çështje që i takonte krejtësisht Austrisë dhe do të ishte e pavend për ndonjërin prej nesh në Ballkan të fliste në favor të njërit apo tjetrit kandidat gjatë fushatës presidenciale.

    Gjithsesi, zgjedhjet ishin me rëndësi jetike për ne në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

    Ashtu si homologët e tij të ekstremit të djathtë në Francë dhe Gjermani, Norbert Hoffer sulmoi politikën e jashtme të institucioneve të Austrisë që njohën sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Ai gjithashtu publikisht  deklaroi se “do të ishte gabim të pranohej Kosova në organizatat ndërkombëtare, pasi do të shkaktonte vetëm probleme”.

    Ky është një lloj i argumentit që jemi mësuar ta dëgjojmë nga Moska e Putinit, por jo nga një shtet me një histori të gjatë të mbështetjes së vetëvendosjes në ish-republikat e Jugosllavisë, të cilat e fituan lirinë e tyre nga diktatori serb, Slobodan Milosheviq.

    Austria u bë një fener i shpresës kur ajo hapi dyert e universiteteve të saj për studentët tanë pasi Serbia ndaloi mësimin e gjuhës shqipe në Kosovën e okupuar gjatë fillim viteve 1990. Unë, personalisht, nuk do t’i harroj kurrë homazhet drejt demokracisë dhe të drejtave njerëzore të shqiptuara nga politikanët e tillë si Alois Mock dhe Otto Von Habsburg, në kohën kur unë isha student.

    Kjo është arsyeja se pse ne në Kosovë ishim të tronditur që një politikan mund të ngjitej

    Platforma e Hofer-it, ashtu si lëvizjet e tjera të ekstremit të djathtë në Evropë është e bazuar në konceptin e Huntingtonit të përplasjes së qytetërimeve dhe në promovimin e teorisë se Islami është i papajtueshëm me Evropën.

    Për ne në Kosovë, Shqipëri apo Bosnjë, me shtresa të madhe të shoqërive tona që i përkasin besimit islam, kjo në mënyrë efektive na përjashton nga ndjenja e të qenurit pjesë e kontinentit ku ne kemi jetuar me shekuj, mijëvjeçarë në të vërtetë.

    Përveç kësaj, Kosova nuk është myslimane: Shoqëria jonë është sekulare dhe qytetare

    Kosova u bë vendi i parë në Ballkan që zgjodhi një grua presidente në vitin 2011 dhe është i vetmi vend ballkanik që ka njohur të drejtat e komunitetit LGBTI në kushtetutën e saj. Unë udhëhoqa “Paradën e Krenarisë” së komunitetit LGBTI në Kosovë muajin e kaluar për të shënjuar mbështetjen tonë për këtë komunitet, pikërisht për t’i treguar qytetarëve tonë dhe botës më gjerë se ekstremizmi dhe paragjykimet nuk kanë vend në mesin tonë.

    Ne as nuk jemi një strehë e sigurt për ekstremistët. Shërbimet tona të sigurisë kanë bërë 110 arrestime dhe kanë siguruar 67 aktakuza dhe 26 dënime kundër mbështetësve të ISIS-it në vendin tonë. Sekretari amerikan, John Kerry, theksoi në vizitën e tij të fundit në Kosovë se kosovarët janë liderë regjional në luftën kundër ekstremizmit.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon po ashtu njohu rolin aktiv të Kosovës në promovimin e dialogut ndërfetar në një raport të vitit 2013. Bashkimi Evropian gjithashtu mori parasysh ritmin e shpejtë të reformave tona dhe na dhuroi neve traktatin e para-anëtarësimit, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

    Ndjenja e thellë euroskeptike që përhapej nga Hofer dhe ekstremi i djathtë në Evropë është thellësisht e rrezikshme për të gjitha vendet e Ballkanit.

    Kjo ishte pikërisht tërheqja gravitacionale e Brukselit që ka arritur të sjell paqe dhe stabilitet në rajonin tonë. Pa perspektivën e anëtarësimit në BE si një familje e vlerave të përbashkëta dhe interesave të përbashkëta, politika e rajonit tonë rrezikon të zbresë në një boshllëk që mund të mbushet nga ekstremistët në vetë mesin tonë.

    Sipas sondazheve, më shumë se 95% e kosovarëve dëshirojnë anëtarësimin në BE dhe NATO.

    Si një hap drejt këtij qëllimi, Komisioni Evropian tashmë ka rekomanduar zyrtarisht liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë brenda zonës Shengen, në përputhje me pjesën tjetër të Ballkanit.

    Liberalizimi i vizave është fituar me vështirësi pas kryerjes së reformave të brendshme, por është e qartë se disa politikanë në Evropë janë duke ndërhyrë në disponimin aktual të publikut të pakënaqur rreth migrimit dhe janë duke e përdorur Kosovën dhe Ballkanin si një “kokë turku”.

    Teksa festojmë fitoren e ngushtë të forcave progresive të Austrisë, një gjë është e sigurt. Krerët e Ballkanit duhet të punojnë më shumë në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e emigracionit të paligjshëm dhe ekstremizmit të dhunshëm, në mënyrë që të sigurojnë një ndjenjë në rritje të sigurisë.

    Ne duhet të jemi – siç është thënia – “më katolik se Papa” në mënyrë që t’i bindim mohuesit dhe skeptikët që ëndrra evropiane, rruga evropiane, është mundësia jonë e vetme, kontrata më e mirë që mund ta nënshkruajmë për të siguruar të ardhmen tonë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark