×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvdata dhe raki – Presidenti dekoron Dritëro Agollin

    Insajderi
    03 October 2016 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar disa fotografi nga vizita e tij tek shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli, dhe në një nga fotografitë shihet teksa shkrimtari i njohur i jep një autograf presidentit.

    Por për presidentin kjo nuk është me rëndësi.

    preski

    Nuk ka treguar se çfarë ka shkruar shkrimtari në atë libër  as cilin libër ia ka dhuruar me dedikim.

    Në vend të kësaj, ka treguar se Agolli i ka ofruar një teke raki, një ritual i zakonshëm mikpritjeje në shumë familje kosovare.

    “I dashur si gjithnjë, me thjeshtësinë dhe mikpritjen e tij bujare, më ofroi edhe një teke raki”, ka shkruar presidenti në përshkrimin e fotografive të postuar nga vizita në shtëpinë e “shkrimtarit dhe intelektualit të madh, Dritëro Agollin, i cili këtë muaj mbush 85 vjet”.

    prersi

    Atje, presidenti ka shkuar ta dekorojë me “Urdhrin e Pavarësisë”. E ka quajtur një “dekoratë të vogël, për një njeri të madh si ai”.

    Përtej detajeve nga kjo vizitë, presidenti në fund ka dhënë edhe një lavdërim për veprën e Agollit.

    “Dritëro Agolli ka guxuar të flasë, të shpresojë dhe të thotë të vërtetën, kur shumë të tjerë kishin zgjedhur heshtjen”, ka shkruar presidenti./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark