Leverkusen barazon me Union Berlin, shanset për titull gjithnjë e më të vogla - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Leverkusen barazon me Union Berlin, shanset për titull gjithnjë e më të vogla

    Insajderi
    12 April 2025 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpresat e Bayer Leverkusen për ta mbrojtur titullin e kampionit në Bundesligë janë zbehur ndjeshëm pas barazimit pa gola ndaj Union Berlinit, raporton Insajderi.

    Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso nuk arriti të gjejë rrjetën, pavarësisht dominimit dhe përpjekjeve të vazhdueshme deri në sekondat e fundit të ndeshjes së javës së 29-të, e zhvilluar në “BayArena”.

    Ky rezultat i lë “farmaceutikët” me 63 pikë, pesë më pak se Bayern Munich, që pritet të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Borussia Dortmundit.

    Ndërkohë, Union Berlin me këtë pikë arrin në kuotën e 34 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 13-të të tabelës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark