Bayer Leverkuseni i ka arkëtuar pikët e plota ndaj Union Berlinit të shtunën pasdite.
Leverkuseni në kuadër të xhiros së 12-të të Bundesligës gjermane shënoi fitore ndaj Union Berlinit si mysafir me rezultatin 2:1.
Jeremie Frimpong në minutën e dytë dhe Patrik Schick në minutën e 71-të i shënuan golat për Leverkusenin.
Për Union Berlinin golin e vetëm e realizoi Woo-Yeong Jeong në minutën e 29-të.
Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te mysafirët.
Leverkuseni ka 23 pikë dhe është në vendin e tretë.
Union Berlini ka 16 pikë dhe është në mesin e tabelës.