“Lëvizja Besa nuk është myslimane, financohet nga mbështetësit e luftës 2001” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lëvizja Besa nuk është myslimane, financohet nga mbështetësit e luftës 2001”

    Insajderi
    07 December 2016 - 23:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes “Besa” në Maqedoni që në këto zgjedhje është partia më e re shqiptare, Bilall Kasami, ka kundërshtuar akuzat e partive të tjera shqiptare e kanë lidhur partinë e tij me fenë, përkatësisht atë myslimane.

    Sipas tij, Besa nuk ka të bëjë me islamin.

    “Kur akuzojnë një lëvizje politike me orientim kombëtar, e cila vetëm që e ka parashtruar në të zezë në të bardhë tek platforma e saj se beson në Zot, dhe se mbështetemi në parimin e vlerave të Zotit dhe vlerave kombëtare, është e padrejtë dhe e pamoralshme”, ka thënë Kasami për Zërin e Amerikës.

    Ai ka folur edhe për financimin e partisë së tij.

    “Besimi në Zot, nuk është besim ekskluziv i myslimanëve. Sa i përket financimeve kemi dorëzuar raportin dhe nuk kemi pasur ndonjë vërejtje. Jemi subjekti më i pastër në këto zgjedhje. Lëvizjen Besa financojnë të gjitha ata që kanë financuar luftën e  vitit 2001 dhe çdo projekt kombëtar në Maqedoni”, ka thënë Kasami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark