×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja për Bashkim bënë thirrje për gjakftohtësi

    Insajderi
    25 February 2016 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës ku do të zgjidhet presidenti i ri shtetit, Lëvizja për Bashkim ka  bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të jenë gjakftohtët edhe përkundër situatës së acaruar politike në vend.

    ‘’Qytetarët kanë të drejtë të pamohueshme të protestojnë e të festojnë, por rasti konkret përbën një rrezik për gjakderdhje e vëllavrasje, sidomos duke e pasur parasysh gjendjen tejet të acaruar politike në të cilën jemi’’, thuhet në komunikatë për media.

    Lëvizja për Bashkim bën thirrje të gjithë liderëve politikë që të jenë në nivelin e detyrës si dhe gjithë qytetarëve që të kenë kujdes maksimal dhe të mos bien pre e asnjërës palë.

    Nesër në ora 11 pritet që të fillojë seanca e jasshtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zgjedhet presidenti i pestë i vendit.  Për të kundërshtuar këtë, tri partitë opozitare kanë bërë thirrje për protesta popullore

    ‘’Lëvizja për Bashkim u bën thirrje policisë së Kosovës që ta ruajnë rendin e ligjin, ndërsa qytetarët që të mos pozicionohen në asnjërën anë. Lëvizja për Bashkim gjithashtu iu bën thirrje të dyja palëve që ta rishqyrtojnë mbajtjen e organizimeve në të njëjtin vend e në të njëjtën kohë. E pakta që mund ta bëjnë është që organizimet e tyre t’i bëjnë në hapësira të ndryshme, larg kontaktit me njëri-tjetrin’’, thuhet në komunikatë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark