Lëvizja për Bashkim kundër shkëmbimit të territoreve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja për Bashkim kundër shkëmbimit të territoreve

    Insajderi
    26 January 2017 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Lëvizja për Bashkim, e ka kundërshtuar idetë për këmbimin territoreve në mes të Kosovës  dhe Serbisë.

    Në vend të këmbimeve, Lëvizja për Bashkim kërkon reciprocitet ndërmjet dy vendeve.

    “Shkëmbimi i territoreve përveç që është i padrejtë, sepse përbën zgjidhje arbitrare që anashkalon vullnetin e banorëve të atyre pjesëve, në kontekstin aktual është edhe i pamundshëm. Prandaj, këto argumente duhet të na alarmojnë që këtij problemi t’i qasemi në mënyrë sa më reale dhe të drejtë”, thuhet të komunikatën nga Lëvizja për Bashkim.

    Lëvizja për Bashkim, edhe pse dy argumentet të përkrahësve të kësaj ideje i konsideron të qëndrueshme, nuk pajtohet me opsionin që ofrohet për zgjidhjen e problemit.

    “Argumenti i përkrahësve të kësaj ideje është se në këtë mënyrë do ta zgjidhim problemin me Serbinë njëherë e mirë dhe Kosova do të lirohet nga një barrë e madhe e problemeve që vijnë si rezultat i mos definimit të kësaj çështjeje. Gjithashtu, si argument përdoret rreziku që, si pasojë e kolonizimit të veriut të Kosovës dhe shpopullimit të Kosovës Lindore, Kosova të mbetet pa të dy pjesët”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes për Bashkim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark