Insajderi
Lajme

Lëvizja për Bashkim pas dënimit të Calit: Vendimet politike të një gjykate nuk mund ta ndërrojnë karakterin e një lufte

Insajderi
16 December 2022 - 17:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lëvizja për Bashkim pas dënimit të Calit: Vendimet politike të një gjykate nuk mund ta ndërrojnë karakterin e një lufte
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja për Bashkim ka reaguar pas vendimit, ku Sali Mustafa u dënua me 26 vjet burg, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi Lëvizja për Bashkim tha se ka qenë kundër krijimit të Gjykatës Speciale.

Tutje thuhet se “vendimet politike të një gjykate nuk mund ta ndërrojnë karakterin e një lufte”.

“Lëvizja për Bashkim, pa asnjë luhatje, që nga fillimi ka qenë kundër krijimit të kësaj gjykate, e veçanërisht jo para se ta marrë dënimin e merituar agresori dhe mekanizmat e tij, të cilët janë përgjegjës për shumë masakra të tmerrshme në Kosovë dhe për mijëra dhunime e për shkretimin e plotë të Kosovës.

Lëvizja për Bashkim mbetet e paluhatur dhe e bindur thellë se, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë e të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për ta njollosur atë, lufta jonë ka qenë e drejtë e çlirimtare!”, thuhet ndër të tjera në postim.

Postimi i plotë:

Vendimet politike të një gjykate nuk mund ta ndërrojnë karakterin e një lufte

Sot Dhomat e Specializuara me seli në Hagë shpallën dënimin drakonik ndaj luftëtarit të lirisë, Sali Mustafës.

Që nga mënyra e krijimit, – nga presioni i jashtëzakonshëm ndërkombëtar mbi institucionet e Kosovës dhe mbi përfaqësues të saj, nga kërcënimi publik se “nëse nuk e formojmë ne, e formon Rusia në kuadër të OKB-së”, e deri te qëllimi i hapur i saj (“të dy palët fajtore” dhe “pajtimi i palëve”), – ka qenë e qartë se kjo gjykatë nuk do të ndajë drejtësi, por do të shpallë vetëm vendime politike. Kjo edhe ndodhi sot.

Lëvizja për Bashkim, pa asnjë luhatje, që nga fillimi ka qenë kundër krijimit të kësaj gjykate, e veçanërisht jo para se ta marrë dënimin e merituar agresori dhe mekanizmat e tij, të cilët janë përgjegjës për shumë masakra të tmerrshme në Kosovë dhe për mijëra dhunime e për shkretimin e plotë të Kosovës.

Lëvizja për Bashkim mbetet e paluhatur dhe e bindur thellë se, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë e të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për ta njollosur atë, lufta jonë ka qenë e drejtë e çlirimtare!

Kryesia e Lëvizjes për Bashkim

Prishtinë, 16.12.2022


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark