×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Lëvizja Vetëvendosje kundërshton vendimin e Kushtetueses: Sabotim e vonim i reformave

    Insajderi
    24 March 2023 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

    Zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka, e ka quajtur vendimin si sabotim dhe vonim të reformave në drejtësi.

    Sip[as tij, Gjykata nuk mund ta kthejë mbrapsht 14 shkurtin e vitit 2021, ku sipas tij aty është përcaktuar dhe vulosur vullneti i këtij populli për drejtësi.

    “Këta mund të sabotojnë e vonojnë reformat në drejtësi, por një gjë nuk mund ta kthejnë mbrapshtë, 14 shkurtin 2021. Aty është përcaktuar dhe vulosur vullneti i këtij populli për drejtësi”.

    Ndryshimet në Ligjin në fjalë u miratuan me 60 vota pro, më 23 qershor të vitit të kaluar.

    Me t’u miratuar ndryshimet, PDK dhe LDK e dërguan atë në Kushtetuese, nën dyshimet për shkelje të Kushtetutës. Kjo ndodhi më 1 korrik të po të njëjtit vit, fillimisht nga Abelard Tahiri i PDK-së, e pastaj nga Armend Zemaj i LDK-së.

    Sot, Gjykata pranoi kërkesat e të dy partive opozitare, dhe deklaroi se janë bërë disa shkelje të Kushtetutës në hartim të këtij ligji.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark