×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Liberalizimi i vizave për serbët që s’e kanë pasaportën e Kosovës, këshilltari i Bislimit ia bën një reagim kritikues Parlamentit Evropian

    Insajderi
    09 April 2024 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Klisman Kadiu, këshilltari politik i Besnik Bislimit, e ka kritikuar Parlamentin Evropian pas votimit në LIBE. Sot u votua që liberalizimi i vizave të bëhet edhe për serbët lokalë me pasaporta të tjera, që s’janë të Kosovës.

    Kadiu me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se qytetarët e komunitetit serb s’janë të izoluar dhe po pajisen me dokumente të shtetit të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Shprehim keqardhje për votimin e sotëm në LIBE, i cili nuk reflekton realitetin e së drejtës për udhëtime pa viza të qytetarëve nga komuniteti serb”, ka shkruar ai.

    “Qytetarët tanë nga komuniteti serb nuk janë të izoluar e as komuniteti i vetëm që nuk mund të udhëtojë drejt Evropës. Qytetarët tanë nga komuniteti serb, po vazhdojnë të pajisen me dokumenta të shtetit tonë dhe të ketë interesim të lartë, e ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje qytetarëve që të pajisen me to, në mënyrë që ta shfrytëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë pas arritjes së liberalizimit të vizave për shtetin tonë. Ne vijojmë të qëndrojmë në gatishmëri e me kapacitete të plota për të përmbushur kërkesat e tyre”, thuhet në reagimin e tij.

    “Ritheksojmë se pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, andaj dhe nuk mund të njihen apo të jenë dokument i vlefshëm udhëtimi. Ky qëndrim rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm, kur vetëm para më shumë se një viti, një tentativë e njëjtë për njohjen e dokumenteve ruse të udhëtimit të lëshuara në Ukrainë dhe Gjeorgji, u dënua dhe nuk u pranua nga vetë institucionet e BE-së”.

    “Shtyrja para e këtij propozimi, ka impakt negativ në integrimin e komunitetit serb në Kosovë, por edhe në procesin e dialogut. Që prej momentit kur është inicuar ky propozim nga Komisioni Evropian, i kemi informuar vazhdimisht të gjitha institucionet e BE-së për pasojat dhe efektet negative të një vendimi të tillë”, përfundon reagimi i Kadiut. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark